Lajme

Shala i PDK-së viziton një kompani në Drenas: Bedri Hamza do të jetë krah i fortë, prodhuesit vendorë meritojnë më mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 17 January 2025

Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vizituar një kompani në qytetin e Drenasit.

Shala u shpreh se prodhuesit vendor së fundmi po përballen me pengesa të shumta.

E njëra nga to është edhe mungesa e energjisë elektrike, duke shtuar pasigurinë e bizneseve.

-Advertisement-

Prodhuesit vendorë shpesh përballen me pengesa të shumta – së fundi, mungesa e energjisë ka shtuar pasigurinë e bizneseve” tha Shala.

Ai në fund tha se Bedri Hamza do të jetë një krah i fortë për prodhuesit vendor.

Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të jetë krah i fortë që mbron e nxit prodhuesit vendorë dhe shpirtin sipërmarrës e inovator. Prodhuesit vendorë meritojnë më mirë dhe Kosova mundet më mirë” përfundoi Shala./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera