Lajme

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 21 June 2022

Sot Kosova dhe Serbia kanë arritur të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Delegacioni i Kosovës dhe ai serb takimin e kanë zhvilluar në Bruksel.

Ndërkaq lajmin gjatë ditës e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për këtë dialog, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Tëitter duke e quajtur këtë si hap të madh përpara.

-Advertisement-

Lajçak ka bërë të ditura detajet e udhërrëfyesit për zbatim të marrëveshjes, shkruan InfoSot.

Ai ka zhvilluar fillimisht takime bilaterale me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Në lidhje me këtë marrëveshje për InfoSot foli ekspertët e sigurisë në Kosovë, Drizan Shala.

Ai tha se ky dokument që është nënshkruar sot ndërmjet dy vendeve nuk është marrëveshje.

“Dokumenti që është nënshkruar sot, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ( Udhërrëfyesi), nuk është marrëveshje, por vetëm konfirmon zotimin e të dyja palëve për zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015”, tha Shala për InfoSot.

Sipas tij, dukumenti nuk mund të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

“ Andaj, ky dokument nuk mund të ratifikohet në Parlament, sepse siç e thashë është vetëm një udhërrëfyes”, shtoi ai.

Shala tha se është është e çuditshme se si nuk është arritë të ndryshohet as edhe një germë e vetme nga marrëveshjet bazë të vitit 2013 dhe 2015.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me palën serbe lidhur me çështjen e energjisë.

Bislimi në një postim në Tëitter, ka shkruar se me këtë marrëveshje tani e tutje edhe komunat veriore të Kosovës do të faturohen për energjinë që shpenzojnë.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e implementimit për marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut , kryesisht serbë nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshja për cështjen e nergjisë gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013.

Nënshkruesit e marrëveshjes kanë qenë ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Ivica Daciq.

Kjo marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera