Lajme

Shala: Deputeti Ferat Shala: Situata në Trepçë në përkeqësim të skajshëm, asgjë më e rëndësishme se shëndeti dhe kërkesat e minatorëve

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 26 October 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë që nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepcës që janë ngujuar në nëntokë.

Që tri ditë minatorët janë në grevë për shkak të mungesës së pagave dhe në protestë në lidhje me kushtet e rënda në punë.

“Ne si grup parlamentar nuk marrim pjesë në shkarkim dhe sigurisht kjo do të vazhdojë ashtu siç e keni planifikuar vetë. Ky rregullator i industrisë sot është ai që e ka sjellë situatën këtu, por jo me fajin e vet sa me fajin e qeverisë”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

“Sot në minierën ‘Trepça’ – ndërmarrja bazike industriale minerare – po vazhdon dita e tretë e grevës”.

“Sot Trepça s’ka zhvillim, s’ka investime në teknologji, s’ka asnjë metër hulumtime të reja, s’ka sigurime të punëtorëve, s’ka ndryshim në legjislacion, s’ka menaxhment legal, ka ushtrues detyre. Sot s’ka prodhim, edhe ai që është është minimal. Sot janë mbi 10 milionë euro borxhe të ndërmarrjes Trepça”.

Shala tha se bordi po shkarkohet jashtëligjshëm ashtu edhe si është zgjedhur.

“Nëse kthehemi në retrospektivë, ky bord është zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe me ndërhyrje direkte politike, e kemi thënë kur është zgjedhur”.

“Sot po e njëjta strukturë po i shkarkon jashtëligjshëm prapë, sepse është ndryshuar ligji mbi të cilin ata janë zgjedhur dhe sot kemi një ligj të ri në funksion të dedikuar vetëm për shkarkim të anëtarëve tuaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera