Shakaja “pa kripë” e Berlusconit për bashkëshorten e presidentit të ri të Francës

Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 16 May 2017
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i njohur për batutat e tij dhe një lloj “moskokëçarje” kur vjen puna tek liderët e tjerë botërorë, ka komentuar së fundmi çiftin presidencial të Francës.
Ai thotë Emmanuel Macron është një “djalë i mirë” me një “mama të mirë”, duke iu referuar kështu Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Trogneux, një ironi e tija kjo për të vënë në dukje diferencën e moshës mes Presidentit të sapozgjedhur dhe bashkëshortes së tij, shkruan “The Telegraph”.
“Është një 39 vjeçar, me përvojë të mirë pune dhe mbi të gjitha me një mama të mirë që e ka mbajtur në krahët e saj kur ai ishte ende fëmijë”, tha Berluskoni pa e përmendur emrin e zonjës Trogneux.
39 vjeçari Macron është udhëheqësi më i ri i Francës që në kohën e Napoleonit dhe është martuar me ish mësuesin e tij të letërsisë, 24 vjet më e madhe se ai.
Për romancën e tyre është shkruajtur shumë në media edhe për faktin se Macron ishte vetëm 17 vjeç kur deklaroi se donte të martohej me zonjën Trogneux.
Ndërkohë që 80-vjeçari italian Silvio Berlusconi është në një lidhje me Francesca Pascale, 49 vjeçe.
Berlusconi, i bëri këto deklarata në Monza në mbështetje të kandidatit Forza Italia për kryebashkiak, por kur po diskutonte zgjedhjet në Francë doli me “shakanë” e tij të fundit. /bw

Të tjera
-
Nëna e Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju
Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një...
-
Mbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim
Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar ng...
-
Nis grubullimi i qytetarëve për marshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Të dielën e 2 prillit në sheshin Zahir Pajaziti, kanë nisur që të tubohen qyt...
-
Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate
Ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, u është vënë zjarri disa veturave me ...
-
Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së fillon më 3 prill
Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Haradinaj kujton 86 martirët e rënë në Kralan: Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 86 martirët e rënë në Kralan të G...
-
Qytetari nga Skenderaj: Gjykata Speciale e ka bo bërllok krejt
Dhjetëra autobusë u nisën nga Skënderaj drejt Prishtinës për të marrë pjesë n...
-
Hamza niset me qytetarë për Marshin e Drejtësisë
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të shumtë janë ...
-
Shqipëri, nesër nis Konventa Ndërkombëtare e Turizmit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nesër në Tiranë do t...
-
E konfirmuar: Është hakuar faqja e Facebook-ut të Hashim Thaçit, Policia e Kosovës e njoftuar
Ish-presidenti Hashim Thaçi duket se ka mbetur edhe pa faqen e tij të famshme...
-
Para Marshit për Drejtësi, reagon Specialja, përmend akuzat dhe viktimat e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me fillimin e gjy...
-
Memli Krasniqi: Sot do t’i tregojmë botës sa krenarë jemi me UÇK-në, shihemi në ora 14:00
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkoh...