Lajme

Shaip Kamberi për këngët e policëve në Sanxhak: Janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 02 January 2022

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me videon publikuar ku shihen anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë duke kënduar këngë ultra-nacionaliste.

Ata gjithashtu i kanë bërë lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe kanë bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve në Serbi, shkruan Gazeta Infokus.

Kamberi përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

-Advertisement-

“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, ka shkruar deputeti shqiptar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera