“Sfidë mungesa e informacioneve të besueshme” – Mbi 1600 të zhdukur, komisioni flet për sfidat
Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 27 August 2024
Të premten shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Kjo ditë edhe këtë vit e gjen Kosovën me mbi 1600 persona për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë prej dekadash. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se sfidë në këtë proces vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.
Gara tha se në këto 25 vite të pasluftës Republika e Kosovës, shoqëria kosovare dhe institucionet bashkohen me boten demokratike duke ndjerë bashkë gjithmonë me familjarë të personave të zhdukur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.
“Kjo ditë për shtetin e Kosovës ka një dimension të veçantë me që Kosova edhe 25 vite pas luftës pret zbardhjen e fatit dhe të vendndodhjes edhe të 1600 më saktësisht të 1595 personave fati i të cilëve nuk dihet , por që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në emisionin ”Info Plus” të RTK-së .
Sipas tij, sfidë vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.
“Në këtë datë ne do të bashkohemi në thirrjen e familjarëve të personave të zhdukur për partnerët ndërkombëtar që janë pjesë e këtij procesi që të shtojnë trysninë ndaj Beogradit zyrtar që të bashkëpunoj në këtë proces për të vënë në dispozicion të dhënat nga arkivat e tyre. Nga përvoja e deritanishme në kuptimin e hapjes së pesë lokacioneve të varrezave masive në territorin e Serbisë, por edhe gërmimet që janë realizuar në Kosovë është konfirmuar se në arkivat e Serbisë si ato të ushtrisë jugosllave dhe të policisë serbe vazhdojnë të jenë të dhënat, skicat informatat mbi bazën e së cilave ne do të mund të kishim progres më shumë në këtë proces”, tha ai.
Gara theksoi se edhe në aktivitetet që po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Koordinues të Asociacionit të Familjarëve të Personave të Zhdukur, bëhet përpjekje që të nderohen dhe të kujtohen të gjithë ata që mungojnë, por edhe të sensibilizohet opinioni ndërkombëtarë që të shtohet presioni ndaj institucioneve të Serbisë.
Ai bëri të ditur se sot ka filluar përgatitja në terren në një lokacion që është mes zonës së Novi Pazarit dhe Tutinit, në afërsi të një deponie të mbeturinave.
“Është një prej tri lokacioneve që është potencuar në takimet e fundit në të cilat ne do të mund të rikthehemi këtë vit. Edhe këtë lokacion po e marrim pak me rezervë për shkak se deri më tani edhe për këtë lokacion dhe lokacionet tjera që presim të rikthehemi nuk është që pala serbe ka ndarë informata nga arkivat e tyre”, tha Gara.
Të tjera
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...