Sfidat e prokurorisë me veprat penale
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 13 July 2017
Prokuroria e Shtetit ende ka punë me grupet terroriste. Kështu dëshmohet në raportin vjetor të saj. Vetëm gjatë vitit të kaluar Prokurori i Shtetit ka pasur punë me 79 raste të kësaj natyre, ku të përfshirë kanë qenë 227 persona.
Numri i rasteve që janë zgjidhur nga ky aspekt është 28 raste me 66 persona. Derisa në procedurë bëhet e ditur se janë edhe 51 raste me 161 persona, shkruan Indeksonline.
As veprat e krimeve të luftës nuk është se janë zbardhur tërësisht. Gjatë vitit 2016, është formuar edhe departamenti për krime të luftës. Veprat e tilla penale thuhet të jenë nën kompetencën e prokurorëve të EULEX-it , deri në vitin 2016 por ende vazhdojnë të barten tek prokurorët vendor.
Gjatë kësaj kohe Prokurori i Shtetit ka pasur 359 raste me 1531 persona. Prej këtij numri janë zgjidhur 33 raste me 73 persona. Ndërsa kanë mbetur të pa zgjidhura 326 raste me 1 mijë e 458 persona.
‘’…Mënyra e zgjidhjes rasteve në Prokurorin e Shtetit është si në vijim: 47 persona i janë pushuar hetimet, për 17 persona është hedh kallëzimi penal, për 4 persona kemi cedim në kompetencë, ndërsa për 5 persona është ngritur aktakuza’’, bëhet e ditur në raportin e punës së Prokurorisë për vitin e kaluar.
Këto nuk janë veprat e vetme penale me të cilat janë ndeshur prokuroritë. Sfidë mbetet ende trafikimi me qenie njerëzore. Gjatë vitit të kaluar prokurori ka pasur punë me 66 raste, prej tyre të përfshirë 132 persona.
Derisa janë zgjidhur 42 raste me 86 persona, të pazgjidhura kanë mbetur 24 raste me 46 persona.
‘’…mënyra e zgjidhjes rasteve në Prokurorinë e Shtetit është si në vijim: 56 persona- të akuzuar, 24 persona – Pushimi i hetimeve, 3 persona – Hedhje e kallëzimit penal, për 2 persona – Propozim për masa trajtim i detyrueshëm dhe për 1 person lënda është dërguar në kompetence’’.
Vetëm gjatë vitit 2016, Prokurori i Shtetit ka pasur në punë 191 mijë e 755 kallëzime-lëndë penale./Indeksonline/
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...