Sport

​Sfida e dytë për Dardanët në basketboll

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 24 February 2024

Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, Kosova të dielën do të ketë sfidën e dytë të vlefshme për Rrethin e Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Takimi zhvillohet të dielën nga ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 me kohë lokale të Kosovës.

Sipas federatës, basketbollistët e Kosovës të premten vonë kanë arritur në Azerbajxhan dhe të shtunën do të kenë dy stërvitje para takimit të së dielës.

-Advertisement-

“Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi. Azerbajxhani të enjten pësoi humbje nga Zvicra 72:53”, thuhet në postimin e federatës në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera