Sport

Sevilla shkarkon Sampaoli-n, ja kush pritet ta zëvendësojë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 21 March 2023

Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Sevillas. Trajneri argjentinas, në mandatin e tij të dytë me andaluzianët, nuk ka mundur të përmirësojë situatën e skuadrës.

Humbja në ditën e fundit të kampionatit ndaj Getafes ishte fatale. 63-vjeçari zëvendësoi Julen Lopeteguin në tetor dhe në 31 ndeshje të luajtura ai fitoi 13, barazoi 6 dhe humbi 12.

Ndërsa është ende në garë në Europa League, Sevilla e gjen veten vetëm dy pikë mbi zonën e rënies në La Liga.

-Advertisement-

Klubi bën të ditur se po punohet për zyrtarizimin e trajnerit të ri që ditën e sotme, në mënyrë që ai të drejtojë stërvitjen sot në orën 18:00.

Ndërsa sipas raportimeve nga Spanja, zëvendësuesi i Sampaoli-t në stolin e Sevilla-s pritet të jetë Jose Luis Mendilibar, i cili theksohet se do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera