Set fotografik me barkun jashtë brenda xhamisë në Ankara, arrestohet modelja turke
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 16 August 2023
Një set fotografik me barkun jashtë në xhaminë më të madhe të Ankarasë, “Kocatepe”, i ka kushtuar shtrenjtë një modeleje dhe fotografit të njohur turk Bilal Kisa.
Fotot e modeles Ezgi Cebeci, të shkrepura nga Kisa kanë tërhequr kritika të ashpra nga opinioni publik në shtetin mysliman. Kryesisht modelja u sulmua nga llogaritë e nacionalistëve dhe islamikëve në rrjetet sociale, pasi fotografi ndau fotot e realizuara para dhe brenda xhami.
Modelja mbante një gjerdan me rruaza lutjeje islamike dhe një shami, ndërsa bluza e shkurtër i nxjerr në pah barkun, ndërsa nuk ka mbuluar as tatuazhet. Kisa kërkoi falje të hënën, por megjithatë ai dhe modelja u arrestua nga policia e kryeqytetit turk, pasi akuzohen për “fyerje të vlerave fetare”, ndërsa ju janë konfiskuar edhe fotot.
“U nis një hetim ex-officio për krimin e fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e publikut, për shkak të fotografive të bëra nga një regjisor i quajtur Bilal Kisa me një grua në xhaminë Kocatepe të Ankarasë dhe të publikuara në mediat sociale”, thuhej në një deklaratë të prokurorisë.
Kisa duke kërkuar falje tha se puna e tij kishte “devijuar nga qëllimi i saj“.
Ai këmbënguli se nuk kishte ndërmend të fyente Islamin apo muslimanët, por se dëshironte të sfidonte “paragjykimet e një grupi të caktuar njerëzish që ofendohen nga xhamia dhe të tregojnë se vendi ku do të gjejnë paqe është xhamia”.
“I kërkoj falje kujtdo që lëndova dhe për keqkuptimin që krijova”, shkroi ai.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...