Lajme

“S’është hero një i dënuar për vepra kriminale”, Haxhiu thotë se ka marrë kërcënime pas deklaratave për Faton Hajrizin

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 July 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se është shqetësues diskursi rreth rastit të Faton Hajrizit, për të cilin tha se s’mund të konsiderohet hero dikush që ka kryer vepra të rënda kriminale.

“Për mua është shqetësues diskursi dhe vlerat që po tentohet t’i humbin si shoqëri. Nuk mund ta quajmë hero një person, i cili ka vepra të rënda, i cili ka plagosur Policinë e Kosovës, i cili është dënuar për vepra të rëndë kriminale”.

Ajo tha se për këto qëndrime ka marrë kërcënime dhe se për këtë i është dashur mbrojtja.

-Advertisement-

“Dhe pas reagimit dhe qasjes që kam pasë në vazhdimësi natyrisht që kam pranuar kërcënime nga individë të ndryshëm. Vlerësimi i rrezikshmërisë do të bëhet së shpejti, por për të shmangur çfarëdo situate natyrisht që e kemi pa të rëndësishme që të ketë mbrojtje”, tha ajo sot në një prononcim për media.

Haxhiu gjithashtu sugjeroi se “mund të konsiderohet riautopsia e trupit të Faton Hajrizit”, ndërsa shtoi se “dje është thënë që përputhen gjurmët e gishtërinjve, por na duhen më shumë informata”./Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera