Serwer për situatën në veri: Kosova nuk duhet të dorëzohet ndaj kërkesës për themelim të Asociacionit, kjo do të ishte katastrofike
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 27 December 2022
Veriu i Kosovës ka hyrë në javën e tretë të kaosit. Huliganët serbë kanë bllokuar rrugët, kanë sulmuar gazetarët dhe kanë qëlluar edhe mbi policinë dhe trupat e KFOR-it.
Kështu shkruan profesori amerikan, Daniel Serwer në një shkrim autorial.
Serwer shkruan se “huliganët serbë nuk janë banditë të rastit dhe shumë prej tyre paguhen dhe kontrollohen nga Beogradi”.
Serwer tutje shkruan se ajo që dëshiron Beogradi është përkushtimi i Prishtinës ndaj themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës.
“Por trazirat po dëshmojnë përtej çdo dyshimi se dorëzimi në atë pikë në kushtet aktuale do të ishte katastrofik për shtetin e Kosovës. Do të ishte një marrëzi po të bëhej një gjë e tillë, sepse kjo do të bënte që fuqitë parapa barrikadave, të cilat janë të lidhura me shërbimet sekrete të Serbisë, të drejtonin këtë institucion”, ka shkruar Serwer, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se kjo do të duhej të turpëronte të gjithë diplomatët amerikanë dhe evropianë që kanë kërkuar themelimin e Asociacionit, duke përmendur këtu Zëvendës/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell.
“Evropa dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja”, ka deklaruar Serwer.
Profesori amerikan ka shtuar se presidenti serb, Alkesandar Vuçiq me Kosovën po e ndjek strategjinë e Vladimir Putinit të vitit 2014 në Donbas.
“Vuçiq ka zgjedhur të rreshtohet me Rusinë sipas traditës së Millosheviqit”, ka thënë Serwer.
Ai ka shtuar gjithashtu se heqja e barrikadave në veri të Kosovës duhet të bëhet me kujdes dhe në bashkëpunim me KFOR-in.
Serbët lokalë tash 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Të tjera
-
Sllovenia e njeh Palestinën si shtet
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. ...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës sot duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor ...
-
Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi ...
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...