Lajme

Serwer: Kurti e di që hapja e Urës ka rrezik, përkrahja nga NATO e rëndësishme, por edhe ushtrimi e sovranitetit

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 07 August 2024

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili njeh rajonin dhe raportin e Kosovës me Serbinë, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.

Duke folur lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, ai ka deklaruar se përkrahja e Kosovës nga NATO mund të jetë e rëndësishme, por thotë se e rëndësishme për Kosovën është edhe ushtrimi i sovranitetit.

“Mbështetja e NATO-s mund të jetë e rëndësishme, por po ashtu është edhe ushtrimi i autoritetit sovran”, ka thënë Serwer.

-Advertisement-

Sa i përket rrezikut për eskalim nëse do të vendoset për hapje të një anshme, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Serwer pwr Express.

Theksojmë se disa ditë më parë Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para mediave, kishte treguar se QUINT s’mund të mbështes hapjen e Urës së Ibrit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera