Lajme

Sërish vrasje në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 13 May 2017

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë rreth orës 22:30 në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, konfirmoi Policia e Kosovës.

Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha për kallxo.com se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndaj tij në një kafeteri në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut. Një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

“Në rrugën Knjaz Milosh në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut ka ndodhë një vrasje e një personi në një kafeteri të lagjes”, tha Hoti.

-Advertisement-

Ai tha se motivet e kësaj vrasjeje janë ende të panjohura.

“Në një kafeteri, i dyshuari ka shtënë në viktimën M.K. që ka mbetur i vdekur në vend”, tha Hoti.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes mirëpo Policia e ka arrestuar pasi është identifikuar në një postbllok. Ai është në mbajtje në stacionin policor”.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i presim hetuesit e mjekësisë ligjore”, tha Hoti.

Javën e kaluar, u vra edhe i riu Ermal Kamberaj, i cili ishte duke punuar në një lokal, por u la i vdekur nga 3 plumba që e qëlluan atë në kraharor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera