Lajme

Sërish replikat mes Kusarit dhe Tahirit në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 28 April 2022

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ia ka lëshuar në tavolinë shefes së GP të Vetëvendosjes Mimoza Kusari statistikat për prodhim, eksport e import të rrymës të cilat u propozuan nga PDK-ja para disa ditësh në një konferencë për media.

Teksa e mori fjalën Kusari Lila për t’ju kundërpërgjigjur Tahirit ky i fundit u ngrit nga ulësja dhe ia lëshoi letrën me statistikat e rrymës në tre muajt e fundit.

Tahiri dhe Kusari janë përplasur me replika e kundërreplika lidhur me formimin e komisioneve hetimore të energjisë të propozuar nga opozita dhe Vetëvendosje.

-Advertisement-

Tahiri ka insistuar që Komisioni Hetimor i opozitës të formohet dhe i njëjti të votohet nga partia në pushtet, por me këtë s’është pajtuar Mimoza Kusari Lila, e cila ka kundërshtuar formën e iniciuar nga opozita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera