Lajme

Sërish dështoi konstituimi i komisionit hetimor për rezerva, Hoti: Ngre dyshime të shumta

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 10 October 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi sot sërish dështoi konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Ai pyeti se pse koalicioni qeverisës VV – Guxo, po e bojkoton konstituimin e këtij komisioni parlamentar.

“Është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë. Pengimi i këtij hetimi parlamentar ngre dyshime të shumta”, tha Hoti.

-Advertisement-

Më tej, ai shtoi se sjellja e deputetëve të mazhorancës shpërfar hipokrizinë e koalicionit, për të cilin tha se e votuan formimin e komisionit në kuvend, ndërsa e pamundësojnë punën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera