Lajme

Sërish aksion i policisë, sekuestron 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 08 January 2022

Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Aksioni është zhvilluar sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”.

Policia ka njoftuar se 35 nga 39 aparate në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.

-Advertisement-

“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera