Sport

Serie A thyen rekordin e transferimeve, ja sa kanë shpenzuar top katër klubet

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 19 August 2017

12 ditë kanë mbetur deri në momentin e mbylljes së afatit kalimtar në Serie A.

Skuadra italiane kanë thyer rekordin personal të vendosur në verën e vitit 2016, pasi kishin shpenzuar 716 milionë euro, ndërsa në këtë verë kanë shpenzuar plotë 790 milionë euro, transmeton ORAinfo nga ‘MARCA’.

Milani është mbret i këtij afati të transferimeve jo vetëm në Itali, pasi deri më tani kanë transferuar lojtarët si, Bonucci, André Silva, Calhanoglu, Ricardo Rodríguez, Musacchio, Kessie, Biglia dhe Conti, duke harxhuar 209,5 milionë euro.

-Advertisement-

Juventusi gjithashtu ka bërë disa transferime që të ta mbroj titullin e Serie A, duke transferuar lojtarët si, Douglas Costa, De Sciglio, Bernardeschi dhe Matuidi, që i kushtuan 142 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Gonalons, Karsdorp, Héctor Moreno, Fazio, Defrel dhe Kolarov, janë lojtarët e ri që Roma i ka transferuar, duke i kushtuar 89 milionë euro.

Interi është klubi i katërt që ka shpenzuar më shumë para në këtë treg të verës, duke transferuar lojtarët si, Vecino Skriniar, Dalbert dhe Borja Valero, që i kushtuan 79 milionë euro./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera