Sport

Seri akuzon Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 15 September 2017

Seri ishte afër transferimit në “Camp Nou”, por gjithçka dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Jean Michael Seri ishte protagonist në afatin kalimtar të verës. Barcelona u interesua për mesfushorin e Nices, madje kishin arritur marrëveshje për transferimin e 26 vjeçarit për 40 milionë euro, por Barcelona hoqi dorë në fund.

Në një intervistë për “L’Equipe”, Seri akuzoi Barcelonën që ndërpreu negociatat.

“Nuk nënshkrova për Barcelonën sepse nuk isha zgjedhja e parë për ta. Nuk ishte e shkruar të ndodhë dhe tani dua të fokusohem te Nice dhe të kem një sezon sa më të mirë”, deklaroi Seri. /Gazeta Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera