Sport

Sergio takon Ramosin, djalin e një polici të vrarë izraelit gjatë një sulmi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 12 October 2017

Kapiteni i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Sergio Ramos, është mësuar që të nënshkruajë autografe dhe të bëjë fotografi me tifozë anë e mbanë botës. Por, një fotografi e realizuar në jeruzalem para kthimit në Madrid është më e veçantë dhee pazakontë për shkak se është realizuar pas ndeshjes me një fëmijë të quajtur Ramos. Dhe, emri nuk është rastësi, natyrisht.

Vogëlushi Ramos është djali i policit izraelit, Haiel Sitawi, 30 vjeç. Bashkë me kolegun e punës, Kamil Shnaan (22 vjeç), Sitaëi ishte vrarë në një sulm të armatosur nga tri arabë me nënshtetësi izraelite në hyrje të xhamisë së jeruzalemit të premtën e 14 korrikut. Sitaëi ishte një tifoz i flaktë i Real Madridit. Lojtari i tij i preferuar ishte nga andaluzia. Pasioni i tij për Ramosin ishte i tillë që ai vendosi ta pagëzojë fëmiun e tij me këtë emër. Tri javë pas lindjes së Ramosit, Sitawi ishte vrarë.

“Haiel kishte dy ëndrra: Të shkonte në Bernabeu ta shikojë ndeshjen e Realit të tij dhe ta takojë, i shoqëruar nga fëmiu i tij, Sergio Ramosi. Ëndrra e tij e parë u realizua në maj, por fatkeqësisht ëndrra e dytë jo”, sqaron vëllai i tij Housam.

-Advertisement-

“Pas vrasjes së tij dhe tentimeve për t’u rikuperuar me shumë ngushëllime që na kanë ardhë, ne e kishim të qartë se duhej ta takonim Ramosin tonë të vogël me Sergio Ramosin”, shtoi ai për ueb faqen izraelite, Walla.

Familja e tij bëri secilin tentim të mundshëm për të arritur nivelin më të lartë politik dhe sportiv për të realizuar ëndrrën e Haielit. Ndeshja e fundit e fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror mes Izraelit dhe Spanjës ishte një rast i artë për ta bërë këtë.

Por, fakti se skuadra e kombëtares spanjolle arriti të sigurojë kualifikimin disa ditë më parë në Spanjë shkaktoi frikë te familja pasi bileta për në Rusi ishte siguruar dhe mundësia që kapiteni Ramos të mos luante në duelin e fundit në Jeruzalem ishte e lartë.

Por, Ramos erdhi, ai ndaloi dhe takoi Ramosin e vogël dhe familjen e tij të cilët erdhën në Jeruzalem nga qyteti Druze të Mahgarit në veri të Izrealit.

“Kur ne e pamë atë, ne shpërthyem në lot. Kujtime të vëllait tim, dhe ëndrrës për ta takuar Ramosin…”, thotë Housam.

Legjendari i Realit, i cili po ashtu nuk fshehu emocionet, u dha atyre një nënshkrim të një prej paisjeve të tij që përdori gjatë ndeshjes të cilën Spanja e fitoi në Teddy Stadium me rezultat minimal 1-0.

סרחיו פגש את משפחתו של לוחם מג”ב האיל סתאווי ז”ל, שקרא לבנו ראמוס על שמו של השחקן אותו העריץ

“Djali im, i cili ishte viktimë e një sulmi terrorist ishte adhurues i Real Madridit dhe Ramosit”, thotë Afif Sitawe nën emocion dhe befasi të ngjarjes.

“Kur e pashë atë, jam ndjerë thua se e kam parë djalin tim”, rrëfen ai.

Nga distanca, familja e tij do të vazhdojë të mbështesë Ramosin, si detyrë familjare dhe si falënderim për gjestin e lojtarit spanjoll.

Sitawi dhe Shnaan (djalë i një ish deputeti nga Druze i partisë Laboriste izraelite) ishin pjesë e policisë kufitare të angazhuar në kilometrin më të shentjë për të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët.

Pas këtij sulmi policia e ndihmuar nga kamerat e sigurisë arriti që të identifikojë autorët dhe ka vënë detektorë nga metali në disa pjesë të vendit të shenjtë të muslimanëve dhe hebrenjve. Pas protestave të dhunshme të palestinezëve ndaj asaj që ata konsideruan thyerje të “Status Quos”, Izraeli largoi këta detektorë.

Qetësia dhe paqja në këtë territor si gjithnjë relative, u rikthye vetëm dy javë pas vrasjes së babait të Ramosit të vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera