Lajme

“Serbisë i është shtuar pesha në rajon, po ‘përkëdhelet’ nga SHBA dhe Evropa”

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 17 April 2023

Analisti Arben Ratkoceri, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, tha se Serbisë i është shtuar pesha në rajon sidomos me ngjarjet e reja globale si konflikti Rusi-Ukrainë. Gjatë lidhjes live nga Shkupi, analisti tha se është krijuar një lloj “përkëdhelje” nga SHBA dhe Evropa për ta marrë Serbinë në kamin e tyre.

“Politika amerikane ndaj Serbisë ka ndryshuar dukshëm ndoshta prej fillimit të mandatit të Trump dhe tani me ardhjen e demokratëve. SHBA nuk e kanë më atë politikën e njëjtë përkëdhelëse siç e kishin për Kosovën dhe tani sidomos me kontekstet e reja globale, konfliktin Ukrainë-Rusisë, Serbisë i është shtuar pesha në rajon për shkak të një politike të saj dualiste mes Moskës dhe Perëndimit. Dhe prandaj krijohet përshtypja e një përkëdhelje më të madhe nga Evropa Perëndimore dhe SHBA ndaj Serbisë me qëllim që ta përfitojnë në kampin e tyre dhe të mos i lejojnë Moskës Zyrtare dhe një aleat si Serbia në rajon.”,

I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku se si ndikon ndikimi i Perëndimit në rajonin tonë, analisti tha:

-Advertisement-

“Na konvenon sepse një shtet apo një Serbi lindore nga Moska do të ishte problematike sidomos për shtetet e vogla si Mali i Zi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Serbia në këto vende në një farë forme, pesha e saj destabilizuese është e fuqishme,. Në Bosnje përmes elementit serb, në Malin e Zi kanë ndryshuar rrethanat ku dihet zgjedhja e presidentit të ti, marrëveshja me Kishën. Mali i zi është nën tutelën e Beogradit. Kosova përmes veriut, elementit serb dhe kontekstit të hapur për marrëveshjen finale. Në Maqedoni, në sondazhe është evidente një pro serbizëm i komunitetit më të madh maqedonas.“, shtoi analisti./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera