Sport

Serbia tërheq xhudisten nga turneu, sepse kundërshtarja e saj ishte nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 24 March 2018

Të premten, skuadrat e hendbollit të femrave në kategorin e grupmoshave të reja të Serbisë dhe të Kosovës, është dashur të përballen ndërmjet veti, por qeveria serbe ka anuluar ballafaqimin për shkak të sigurisë, shkruan infokusi.

Vetëm një ditë më vonë në program ishte një luftë midis xhudisteve nga Serbia dhe Kosova, por kjo nuk ndodhi.

Siç zbulon portali serb, Blic.rs, xhudistja Anja Obradovic dhe Laura Fazliu është dashur të ballafaqohen në Junior Judo Cup në Sarajevë.

-Advertisement-

Megjithatë, ndeshja nuk u mbajt, pasi Serbia vendosi të tërhiqte konkuruesen e saj nga garat, kështu që Fazliu vazhdoi dhe mbeti në garën për të fituar medaljen në kryeqytetin e Bosnjë dhe Herzegovinës.

Mbetet të shihet se me cilat pasoja do të përballohen nga Federata e Xhudos në Serbi pasi që Federata e Hendbollit u pezullua nga EHF sepse ndeshja u ndalua. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera