Lajme

“Serbia s’është e gatshme të bashkëpunojë për hetimin e krimeve të luftës”

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 28 January 2018

Institucionet serbe nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëpunuar në zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë të kryera gjatë viteve 1999-98.

Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të prokurorëve vendor përgjigjet e kolegëve serb kanë qenë negative, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se edhe përkundër përgjigje negative nga pala serbe do të vazhdojnë që të insistojnë të marrin informacione në zbardhen e vrasjes së rreth 15 mijë persona nga forcat serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, e mbi 1600 persona të zhdukur.

-Advertisement-

“Prokurorët tanë kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për individ që kanë qenë të involvuar në krimet e luftës në Kosovë”.

“Normalisht kjo çështje deri më sot botërisht që Serbia ka refuzuar të bashkëpunoj në zbardhjen e krimeve të luftës gjatë luftës 98 e 99 dhe ne nuk do të reshtemi së kërkuar për të gjithë ata individ që institucionet e Kosovës kanë fakte dhe dëshmi që janë të involvuar në krimet e luftës në Republikën Kosovës”, tha ai.

Edhe 19 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë. Me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë u morën mekanizma ndërkombëtar e vendor.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Aty u gjykuan 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.

Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.

Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona deri në mars të vitit të kaluar.

Serbia në vitin 2003 në Gjykatën e Lartë e ka themeluar Departamentin për Krimet e Luftës, ku janë angazhuar 6 gjyqtarë për gjithë ish-Jugosllavinë.

Kjo gjykatë ka akuzuar 20 shqiptarë, 18 janë liruar, 1 është dënuar dhe një është në arrati. Ndërsa ka dënuar gjithsej 15 serbë.

Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale. Deri në muajin mars të vitit të kaluar, në këtë departament janë regjistruara 300 lëndë, te të cilat dihet edhe kryesi i veprës, kurse nën hetim janë 70 lëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera