Serbia mohon përfshirjen e ushtrisë në rrëmbimin e policëve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 15 June 2023
Pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë dje në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti doli me një deklaratë që tha se dyshon që ata u rrëmbyen nga ushtria e Serbisë. Ai sot në një konferencë për media dha edhe më shumë detaje se kush ishin ata që e bënë rrëmbimin e policëve kosovarë.
“Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura të Serbisë të cilat kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe me të cilët do të duhet të merrej KFOR-i: është njësia speciale antiterroriste, që ata e quajnë “SAJ” dhe është njësia speciale ushtarake që ata e quajnë “Kobra”. Pra, SAJ dhe Kobra janë njësitë që duket se kanë bërë vëzhgim dhe më pastaj edhe kidnapim”, tha Kurti.
Për këtë deklaratë të Kurtit sot ka dalë me një reagim Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, e cila mohon përfshirjen e ushtrisë në këtë rrëmbim.
“Ushtria serbe nuk mori pjesë në arrestimin e djeshëm të tre anëtarëve të armatosur të të ashtuquajturit “Policia e Kosovës”. Insinuatat e kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës se ushtria serbe është përfshirë në “rrëmbimin e tre policëve të Kosovës” brenda territorit të Kosovës janë vetëm vazhdimësi e fushatës së gënjeshtrave, manipulimeve dhe dhunës ilegale të kryera ndaj serbëve nga autoritetet e Prishtinës”, thuhet në këtë reagim.
Po ashtu, ministria serbe pretendon se nuk e ka kaluar kufirin dhe se “ka kryer detyrat në përputhje të plotë me Rezolutën 1244”.
“Ushtria serbe bashkëpunon ngushtë me forcat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-in, me të cilët mban kontakte profesionale në të gjitha nivelet për të monitoruar situatën në terren dhe për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt”.
Kurti tha se institucionet kanë prova dhe gjurmë që njësitë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe kanë rrëmbyer policët, derisa tha se është i befasuar që KFOR ende s’ka dalë me qëndrim përkundër se ka qenë në vend të ngjarjes dhe i ka parë këto prova.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...