Serbia merr edhe një tjetër ‘goditje’ nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 21 November 2018
Kërcënimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për shtetet që nuk pranojnë sportistët e Kosovës me të drejta të barabarta ka nisur efektin e saj.
IOC javën e kaluar u shkroi letër të gjitha federatave ndërkombëtare që të mos u japin organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare shteteve që diskriminojnë sportistët, në këtë rast sportistët e Kosovës për shkak të politikës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës Botërore të Paragllajdizmit (FAI), të cilët sot kanë pezulluar kampionatin botëror, të paraparë për t’u mbajtur në muajin maj të vitit të ardhshëm në Serbi.
“Për shkak të situatës politike mes Serbisë dhe Kosovës dhe politikës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me pjesëmarrjen e delegacioneve sportive dhe atletëve në ngjarjet sportive ndërkombëtare (parimi i autonomisë dhe mosdriskriminimit), Kampionati i 10-të Botëror i Paragllajdizmit në Vrsaç të Serbisë (15-25 maj 2019) është pezulluar”, thuhet në njoftimin e presidentit të FAI-it, Stephane Malbos, të publikuar në uebfaqen zyrtare të FAI-it, “fai.org”.
Kryetari i Federatës së Paragllajdizmit të Kosovës, Shkëlqim Krasniqi, zbulon tentimet e FAI-t, që ekipi i Kosovës të pranojë kushtin e garimit pa flamur.
“Kam biseduar dje (e martë) në telefon me drejtuesit e FAI-t dhe kanë tentuar që të na bindin të marrim pjesë pa flamur, ose edhe të mos marrim pjesë fare. I kemi thënë që nëse nuk marrim pjesë të barabartë me shtetet tjera, do t’ju padisim për diskriminim dhe në fund erdhi lajmi për anulimin e botërorit”, ka thënë Krasniqi për ueb-faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, “noc-kosovo.org”.
Për shkak të përzierjes së politikës në sport, Qeveria e Indisë i mohoi pjesëmarrjen boksieres Donjeta Sadiku në kampionatin botëror që po mbahet në New Delhi.
Me këtë rast, KOK dhe FBOXK, i dërguan letër AIBA-s që ta shpallë të pavlefshëm kampionatin botëror të boksit për femra, pasi Donjeta Sadikut nuk ju lëshua viza nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, andaj presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ai i FBOXK-së, Ramadan Selimi, kërkuan nga AIBA që së paku Donjeta të shpallet “Kampione Nderi” dhe t’i sigurohet ftesa për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të tjera
-
Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët
Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qyt...
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...