Serbia me kushte: Serbët kthehen në Kuvend, vetëm atëherë kur formohet Asociacioni

Autori: Gazeta inFokus
13:38 | 17 November 2022
Sipas të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, zëvendësimi i deputetëve serbë të dorëhequr nga Lista Serbe me nëntë deputetë të tjerë nga kjo parti, në asnjë mënyrë nuk nënkupton kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.
Për Petkoviç, serbët do të kthehen përsëri në jetën politike në Kosovë, vetëm atëherë kur Qeveria e Kosovës heq dorë nga vendimi i saj për targat dhe fillon implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Plani i Kurti ka qenë që vendet e garantuar për përfaqësuesit e Listës Serbe t’i plotësojnë me ata serbë që mbështesin Kosovën dhe atë vetë, jo Beogradin dhe popullin serb në Kosovë”, ka pretenduar Petkoviç.
Zëvendësimi i deputetëve serbë nga nëntë deputetët të tjerë serbë në Kuvendin e Kosovës, sipas Listës Serbe, ka qenë një taktizim i qëllimshëm, për të penguar në mënyrë të drejtpërdrejtë realizimin e planit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas tyre kishte për qëllim ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjeve që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.
Deputetët të sapoemëruar serbë, sipas Listës Serbe, me të marrë mandatin e ligjvënësit kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Synimi i Kurtit dhe Rade Trajkoviç’it, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe heqjes së drejtës së përfaqësimit ne institucione”, ka pretenduar Lista Serbe.
Sipas tyre ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
“Në fund, duam të theksojmë se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe sigurinë, por edhe të mos lejojmë që Kurti dhe Rada Trajkoviç ta qepin një kapele popullit serb dhe të vendosin për fatin tonë”.

Të tjera
-
Nxënësit e jCoders nga Kosova triumfojnë në garën ndërkombëtare të kodimit në New York
Një grup i nxënësve nga Kosova, pjesë e jCoders, shkëlqyen në garën ndërkombë...
-
Jahti superluksoz australian zbarkon për herë të parë në Shqipëri
Kroçera australiane “Emerald Azzurra”, një superjaht luksoz 110 metra i gjatë...
-
Gjermani: Ngjarje e rëndë, babai dyshohet se hodhi nga dritarja djalin dyvjeçar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në landin gjerman North Rhine-Westfalen...
-
Muhaxheri konfirmon se do të kandidojë për mandatin e katërt për kryetar të Pejës
Është në përfundim të mandatit të tretë në krye të Komunës së Pejës, por Gazm...
-
E akuzoi opozitën për shkelje të Kushtetuës, Lushaku e LDK-së ia numëron shkeljet Kurtit
Jehona Lushaku, deputete e LDK-së i është përgjigjur Albin Kurtit për akuzat ...
-
Rama: OSHP ka vendosur që komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan se Organi Shqyrtues i Prokurimi...
-
Deputetja e PDK: Hipokrizi që Kurti po flet për Kushtetutën, institucionet i përdor si zgjatim të partisë
Lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkelje të Ku...
-
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ...
-
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet – vendet që do të mbesin pa rrymë
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 17.06.2025 Punime të domosdoshm...
-
Izraeli sul*mon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin
Televizioni shtetëror i Iranit është bërë pre i një sulmi nga Izraeli gjatë n...
-
G7 bën thirrje për ulje të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit – deklarata ende e pafirmosur nga Trump
Reuters raporton se liderët e G7-ës kanë hartuar një deklaratë të përbashkët ...
-
Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë: Safet Kamberi i prin listës fituese në zgjedhjet lokale – më të bashkuar se kurrë
Safet Kamberi do t’i prijë listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrov...