Lajme

Serbia: Kosova e BE-ja po e nënçmojnë Serbinë me ndalesën për Vulinin

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 28 June 2018

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur sot skandaloz vendimin e Kosovës për ndalimin e vizitës së ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin në Kosovë gjatë manifestimeve serbe për ditën e Vidovdanit paralajmëruar për sot, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës që e publikon FoNet, Zyra… e ka fajësuar edhe Bashkimin Europain për ndalimin e kësaj vizite.

“Është e qartë se ky vendim është marrë në koordinimin ndërmjet Kosovës dhe Shërbimit Europian për Punë të Jashtme me qëllim që të nënçmohet Serbia”, thotë kumtesa e Zyrës.

-Advertisement-

Ky vendim, shtohet n ë kumtesë, vjen pas pranimit të Kosovës në takimin e Brukselit se përkrah marrëveshjet e arritura deri më tash dhe se sillet si palë e rëndësishme dhe e respektueshme ndal palës me të cilën dëshiron marrëveshje.

Vizita e Vulinit, thotë kumtesa, është paralajmëruar në përputhje me procedurat e rregullta dhe moslejim i saj, vlerësohet, është shkelje shumë e rëndë Marrëveshjes për vizata e zyrtarëve garantues i të cilave është mu Bashkimi Europian.

Në fund kumtesa ka thënë se “është e papranueshme mësimi i nga disa shtete se çfarë duhet të thonë zyrtarë serbë për Ditën e Vidovdanit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera