Serbia kërkon nga BeH që të ekstradojë të dyshuarin për ndihmën që dyshohet se ia ofroi Faton Hajrizit natën kritike
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 26 July 2024
Ministria e Drejtësisë e Serbisë i dërgoi një kërkesë gjyqësorit të Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH) për ekstradimin e Z.R si i dyshuar për organizimin e transportit të Faton Hajrizit, i cili vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Loznicë natën e 17-18 korrikut.
Dyshohet se Z .R. i cili u arrestua më 18 korrik në Bijeljina të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe gruaja e tij I.R e cila u arrestua në Mlladenoc afër Beogradit, organizuan transportin për Hajrizinë nga Presheva në jug të Serbisë për në Loznicë, ku i qëlloi policët.
Mediat e Beogradit raportojnë se urdhërarresti i Serbisë për Z.R është në fuqi edhe për vuajtjen e dënimit me tetë vjet burg që ai ishte dënuar për trafik droge.
Përveç çiftit të martuar, është arrestuar edhe një burrë nga Tutini i Serbisë, i cili atë natë e ka çuar Hajrizin nga Presheva në Loznicë.
Më 19 korrik, policia në Serbi vrau Faton Hajrizin në afërsi të kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën, pasi thuhet se ai vrau një dhe plagosi një polic tjetër.
Sulmi ka ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej i dyshuari. Teksa ka dalë nga vetura ka qëlluar me pistoletë policët, e më pas ka ikur, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kur policia e gjeti atë pas një kërkimi dyditor, ai qëlloi në pjesëtarët e policisë, pas së cilës ai u likuidua, tha ministri i Brendshëm Ivica Daçiq më 19 korrik.
Më 6 korrik, Hajrizi ishte arratisur nga IEVP në Smrekonicë të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...