Lajme

Serbia ka lidhje me Rusinë, por po ashtu ka lidhje të ngushta me Perëndimin, thotë Peach

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 20 July 2022

I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se janë duke u angazhuar me qeverinë e Serbisë, ShBA-në dhe BE-në për të pasur një qëndrim lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

“Ne gjithashtu jemi duke punuar me qeveritë gjithandej rajonit, përfshirë Serbinë, për ta mbështetur tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe për ta reduktuar varësinë nga Rusia”, ka thënë ai gjatë një intervistë për KlanKosova.tv.

Sa i përket asaj nëse Serbia përkëdhelet nga Perëndimi, ai është shprehur: “Duhet të them që kjo nuk përputhet me përvojën time – kam pasur dhe do të vazhdojë të kem biseda të hapura dhe të sinqerta me qeveritë, të Kosovës dhe të Serbisë”.

-Advertisement-

“Është e vërtetë që Serbia ka lidhje me Rusinë, por gjithashtu ka lidhje të ngushta me pjesën tjetër të Evropës dhe Perëndimit. BE-ja është partneri më i madh i saj tregtar. Ne mbështesim rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe atë të vendeve të tjera në rajon, ngase mendojmë që ajo u ofron njerëzve perspektivat më të mira të mundshme për një jetë të begatë dhe në paqe. Kjo nuk është në mospërputhje me të pasur lidhje me Rusinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera