Lajme

“Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja”, Osmani: S’ka hezitim për ta dërguar draftin në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 19 August 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sa i përket dërgimit të draft-statutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ajo tha se nuk ka hezitim, por se ai ekziston te zbatimi i njëanshëm i Marrëveshjes bazë, ku, sipas saj, Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja.

Osmani tha se është duke diskutuar me aleatët ndërkombëtarë që Kosovës t’i ofrohen garanci të sigurisë dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare nëse nga Kosova kërkohet të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera