Lajme

Serbia i lidh alarmet e rrejshme për bomba me mossanksionimin e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 17 May 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka quajtur “presion nga jashtë” alarmet e vazhdueshme për bomba nëpër institucione të ndryshme në këtë vend.

Bërnabiq i ka lidhur alarmet e rrejshme për bomba në Serbi me mossanksionimin e Rusisë nga ana e Qeverisë serbe.

Javëve, e sidomos ditëve të fundit, Serbia po përballet me alarme të rrjeshme për bomba. Vetëm të hënën, institucionet u alarmuan për mbi 100 raste të bombave nëpër shkolla. Po ashtu pati alarme për bomba në stacione të trenave, qendra tregtare, ura aeroporte e të tjera.

-Advertisement-

Në fund, sikur deri më tash, të gjitha alarmet rezultuan të rrejshme.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe presionet janë të pabesueshme dita-ditës dhe këto raportime për bomba janë presione nga jashtë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ajo.

Serbia po refuzon të sanksionojë Rusinë për agresionin në Ukrainë, mirëpo së fundi, asaj i është kërkuar edhe zyrtarisht nga Bashkimi Evropian ta bëjë këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera