Lajme

Serbia humb 1 milion euro në ditë nga taksa

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 20 January 2020

Ekonomia serbe po humb 1 milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova.

Kështu tha ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, duke shtuar se industria e ushqimit të brendshëm humbi më së shumti sepse siç tha ai “kompanitë tona ishin thuajse plotësisht të shtrydhura nga Kosova gjatë kësaj periudhe”.

“Në pothuajse 14 muaj taksë, më pak mallra nga Serbia qendrore janë dërguar në territorin e Kosovës, me vlerë 435 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë para futjes së taksës,” tha Ljajiq për Novosti, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pozicionin e kompanive serbe e kanë marrë ato nga: Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera