Lajme

Serbia goditet nga tërmet i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 01 December 2019

Pas lëkundjeve të forta të tokës në Shqipëri, tërmetet duket se janë zhvendosur në pjesën veriore të Ballkanit.

Raportohet se një tërmet 5.4 ballë ka goditur sot edhe Serbinë, dhe epiqendra ka qenë në Beograd.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë rreth orës 10:20, dhe siç lajmërojnë mediat serbe, ndërtesat janë lëkundur në qendër të Beogradit, si dhe në Beogradin e Ri. Kujtojmë që sot një tjetër tërmet ka goditur edhe Bosnjën.

-Advertisement-

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ishte me fuqi 5.4 të shkallës Rihter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera