Lajme

Serbia formon grup punues për bisedimet me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 29 October 2017

Shteti serb ka formuar një grup punues anëtarët e së cilit do të merren me çështjen që kanë të bëjnë me dialogun më Kosovën.

Sesioni i parë i këtij grupi fillon punën të hënën, ka njoftuar kryetari i këtij grupi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, për televizionin serb.

Detyra e këtij grupi është që t’u japë mbështetje organeve të shtetit serb që merren zyrtarisht me dialogun me Kosovën dhe më pas monitoron aktivitet dhe marrëveshjet që dalin nga procesi i bisedimeve.

-Advertisement-

Sipas raporteve të mediave, grupi ka 13 anëtarë ku përfshihen përfaqësues të të gjitha departamenteve dhe organeve shtetërore relevante , të shoqërisë civile dhe sipas nevojës grupit i bashkohen edhe anëtarë të tjerë nga sfera të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera