Serbia e Rusia po shfrytëzojnë demarkacionin me Malin e Zi për interesa të tyre
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 04 November 2017
Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të jetë një opsion nëse Qeveria e Kosovës nuk arrinë ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacion në Kuvend.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Fatmir Arifi për Indeksonline ka thënë se pala kosovare dhe ajo malazeze kanë bërë gabime në këtë proces që nga fillimi.
Sipas tij, serbët e Malit të Zi dhe Rusia kanë tendenca të krijojnë kontekste ndërshtetërore për interesa të tyre
“Që të dy palët, sipas mendimit tim, pala malazeze dhe ajo kosovare kanë bërë gabime serioze. Për më tej, edhe SHBA-të dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë vlerësuar drejt zhvillimet gjepolitike në Ballkan i cili është përplot recidiva nga e kaluara. Mali i Zi, dhe këtë dua ta theksoj për herë të parë publikisht, në komisionin e tyre ka pasur influencë të madhe pro-serbe, të cilët, si qëllim primar kishin tendencën të krijojnë konteste ndërshtetërore për llogari të interesave të tyre dhe të Federatës Ruse për sa i përket Ballkanit. Duke qenë se Ballkani është në fazën e integrimeve euroatlantike, dhe për Republikën e Kosovës kjo është imediate, çdo kontest që krijohet vonon një proces të tillë” ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se minoriteti serb me influencën e saj në Mal të Zi, ka ndikuar që Qeveria e Podgoricës të jetë viktimë e tyre.
“Si i tillë, minoriteti serb në Mal të Zi, nuk është i pa influencë në qeverinë e Podgoricës dhe gjithnjë ka ndjekur linja të tilla politike që në esencë kanë për qëllim të krijojnë kriza ndërshtetërore, të cilat gjithnjë kanë prodhuar efekte të dëmshme për rajonin e brishtë të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë. Në këtë segment mund të them se Mali i Zi është viktimë e kësaj influence” ka thënë Arifi.
Kujtojmë se ditë më parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, mund të përfundojë në Arbitrazh, pasi që në Kuvendin e Kosovës nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes së versionit aktual.
Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunacek disa ditë më parë në vizitat me krerë shtetëror, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk pranon marrëveshje të re, duke kërkuar nga deputetët e Kosovës që ta votojnë marrëveshjen për demarkacion, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza.
Të tjera
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...