Sport

Serbia e mposht Kosta Rikën

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 17 June 2018

Serbia ka shënuar fitore kundër Kosta Rikës në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës në Rusi të dielën.

Kosta Rika dhe Serbia u përballen në “Cosmos Arena” në Samara në duelin e parë të Grupit E në Botërorin Rusia 2018, e cila u takoi serbëve me rezultat minimal 1-0, raporton Gazeta Express.

Kosta Rika e kontrolloi pjesën e parë duke krijuar më shumë, po ashtu, por nuk arriti të shënonte.

Edhe në pjesën e dytë pamë një ndeshje të barabartë, por dallimin e bëri një goditje mjeshtërore e mbrojtësit të Romës, Aleksander Kollarov, i cili shënoi për epërsinë e Serbisë pas një ore lojë.

-Advertisement-

Serbia tani ka 3 pikë në vendin e parë ne Grupin E, duke e lënë Kosta Rikën në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Dueli i dytë i rrethit të parë në këtë grup, mes Brazilit dhe Zvicrës, zhvillohet sonte në orën 20:00.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera