Lajme

Serbia dorëzohet për shkak të presioneve, ky është vendimi i fundit i tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 16 March 2022

Kompania e fluturimeve “Air Serbia” ka marrë vendim për të reduktuar në tetë numrin e fluturimeve Beograd-Moskë dhe anasjelltas.

Vendimi është marrë pas presioneve të vazhdueshme, sidomos të mediave perëndimore, ndaj Serbisë, e cila është ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.

Sipas mediave në Serbi, biletë për Moskë ose Beograd nuk mund të sigurohet gjatë muajit mars për shkak të kërkesës së madhe. Po ashtu për një moment gjatë kësaj jave një biletë njëdrejtimëshe është shitur për rreth 1.200 euro.

-Advertisement-

Shumë rusë kanë shfrytëzuar këtë linjë për të ikur nga Rusia. Sipas mediave, nga Beogradi ata po ikin në vende të tjera evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera