Serbia dhe Mali i Zi më pranë anëtarësimit në BE
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 21 January 2018
Serbia dhe Mali i Zi ka të ngjarë të hyjnë më parë se të vendet e tjara në Bashkimin Evropian, ndoshta para vitit 2025, thotë Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për anëtarësimin në një intervistë për agjencinë Reuters. Bashkimi Evropian po nis një përpjekje diplomatike që synon përshpejtimin e hapave për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE pas disa viteve gjatë të cilave janë shënuar hapa përpara por edhe prapa.
Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, por shanset e anëtarësimit të tyre vitet e fundit janë zbehur, pasi politikanët e BE-së duket se po humbasin interesin. Arsyeja? Euroskeptizmi në rritje, kriza e eurozonës në vitet 2009-2013 dhe vota e Britanisë për t’u larguar nga blloku.
Megjithatë, rritja e ndikimit rus, kriza e emigracionit, rrëshqitja e Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimi për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019, paraqesin një shans të ri për Ballkanin.
“Ose ne si Bashkim Evropian do të eksportojmë stabilitet ose do të importojmë paqëndrueshmëri”, tha komisioneri Hahn, duke argumentuar se procesi i pranimit në BE është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit.
Pengesat për përmbushjen e kushteve të anëtarësimit janë megjithatë të shumta.
Sistemet bankare dhe gjyqësore në të gjashtë vendet e Ballkanit janë të dobëta dhe të ardhurat në rajon janë sa 30 përqind e atyre në eurozonë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rajoni ende bart plagët e konflikteve etnike që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në vitet 1990.
Bosnja mbetet thellësisht e ndarë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e akuzon atë se po kërkon luftë me Beogradin. Mali i Zi mbeti i zhytur në krizë politike në pjesën më të madhe të vitit 2017.
Strategjia e BE-së mbështetet tek ideja që Serbia dhe Kosova të arrijnë një “normalizim të marrëdhënieve” deri në fund të vitit 2019, sipas një projektplani të BE-së për Ballkanin, të raportuar nga agjencia Reuters.
Por zoti Hahn pranon se vrasja e udhëheqësit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç flet për vazhdimin e paqëndrueshmërisë në rajon.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...