Serbia demonstron armët kineze

Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 30 April 2022
Ushtria e Serbisë, më 30 prill, shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend së voni.
Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më 10 prill.
Mediat ndërkombëtare, asokohe, raportuan se kjo dërgesë po ndodhte në kohën kur shqetësimet e Perëndimit për armatosjen e Ballkanit gjatë luftës në Ukrainë janë në rritje.
Sipas tyre, një gjë e tillë mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.
Më 30 prill, në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, u ekspozua një pjesë e aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemi kinez FK-3.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.
“Ky [sistem] do të ofrojë mbrojtje të hapësirës ajrore të Serbisë në kohë paqeje”, tha ai.
Armët kineze, për të cilat Serbia arriti ujdi me Kinën më 2019, arritën në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Serbia po përballet “me presion të madh” që të harmonizojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Brukseli dhe Uashingtoni vazhdimisht kanë përsëritur shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Beogradit për të blerë armë nga Rusia dhe Kina, sepse Serbia si shtet kandidat për anëtarësim në BE, kërkohet që të harmonizojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian.
Më 2020, SHBA-ja kishte paralajmëruar kundër blerjes së sistemit kinez për mbrojtje ajrore. Atëbotë, zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet të ketë armë në përputhje me standardet perëndimore.
Serbia është e vetmja operatore e armëve kineze në Evropë. Ajo po ashtu posedon dronë kinezë CH-92A, të cilët iu prezantuan publikut në korrik të vitit 2020./REL

Të tjera
-
‘Terminatori’ gjeorgjian që lụfton në Ukrainë me dorën bionike
Kur Shota Bitadze është kthyer në llogoret e Ukrainës, disa muaj pasi është p...
-
Ukrainasit mbështesin Zelenskyn pas takimit katastrofik në Zyrën Ovale
Pavarësisht nëse presidentit Volodymyr Zelensky u zu në pritë apo nëse duhej ...
-
Kreu i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku lihen në arrest shtëpiak
Kreu i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, do të mbetet në arrest shtëpiak...
-
KQZ tregon se në cilat qytete po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar edhe s...
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë, njëri shkaktoi humbje financiare dhe tjetri nuk respektoi rregulloret ligjore
Ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna dy punëtorë. ...
-
Supremja ia kthen në rigjykim Apelit rastin e vrạsjes në “City Club” ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim
Prishtinë – Gjykata Supreme e Kosovës me vendimin e 22 janarit 2025 ka kthyer...
-
“Zor të lụftohet Rusia pa mbështetjen e SHBA-së”, Zelensky thotë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për mineralet
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes së djeshme me preside...
-
33-vjet nga referendumi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën
Sot janë bërë 33-vjet që nga referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku s...
-
Zelensky arrin në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me kryeministrin Stramer
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Mbretërinë e Bashkua...
-
Shoferi i një veture gjobitet me 200 euro për tejkalim në vijë të plotë
Policia e ka ndaluar një veturë në fshatin Nikaj të Kaçanikut më 26 shkurt, d...
-
Shërputhje e madhe mes votave për VV-në në përfaqësi diplomatike dhe votave përmes postes
Procesi i numërimit të votave të diasporës po sjell rezultate të çuditshme. ...
-
Ish-ministri Çeku: S’mund t’i ikim shtrenjtimit të rrymës, por ZRrE s’bën ta pranojë rritjen prej 35%
Radio Evropa e Lirë) – Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, në një intervist...