Lajme

Serbi i kërkuar për mashtrim arrestohet në kufi nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 18 January 2023

Sot rreth orës 16:25, në pikë-kalimin Kufitar-Jarinje, është ndaluar personi M.C., serb i lindur në vitin 1982 në Beograd.

Sipas policisë, i njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë, dërguar mediave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera