Lajme

Serbët thonë se KFOR-i iu premtoi tërheqjen e njësive speciale nga veriu në orën 15:00

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 30 May 2023

Përfaqësuesi i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviq ka thënë se serbët që u ndaluan dje në Zveçan, ende nuk janë liruar, duke shtuar se sipas premtimeve të KFOR-it, të gjithë pjesëtarët e njësive speciale të Kosovës do të tërhiqen sot deri në orën 15:00.

Nedeljkoviq ka njoftuar gazetarët se mbrëmë rreth orës 21:30 përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sërish me komandantin e KFOR-it, i cili u ka thënë se janë në pritje të shkresave për lirimin e serbëve të ndaluar.

“Sipas informacioneve që kam, ata nuk janë liruar ende. Fakti është se KFOR-i ua ka dorëzuar menjëherë shqiptarëve”, tha Nedeljkoviq.

-Advertisement-

Ai shtoi se komandanti i KFOR-it ka paralajmëruar se një pjesë e njësive speciale do të tërhiqen nga Zveçani gjatë natës dhe se do të tërhiqen plotësisht deri në orën 15:00 të ditës së sotme.

“Kemi ardhur të presim deri në orën 15:00 që të gjithë të largohen”, tha Nedeljkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera