Lajme

Serbët protestojnë nesër në Veri, Elshani: Protesta pritet të jetë e qetë

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 06 August 2024

Veton Elshani, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, ka njoftuar se për nesër është paralajmëruar një protestë e serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.

Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll.

-Advertisement-

“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, ka thënë Elshani.

Përndryshe, të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se në jug “do të mblidhen shqiptarët”, duke iu referuar një thirrjeje të Agim Bahtirit që e ka bërë dje për një “tubim madhështor”.

Vuçiq madje i ka bërë thirrje KFOR-it që t’i mbrojë serbët.

Por, Elshani e ka demantuar këtë, duke thënë se nuk është paralajmëruar asnjë tubim i shqiptarëve në jug.

“Nuk ka asnjë njoftim për një tubim të tillë në jug”, tha Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera