Lajme

Serbët po festojnë humbjen e Betejës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 28 June 2018

Manifestimi në Graçanicë këtë të enjte ka filluar.

Serbë nga Serbia dhe Kosova sot në Graçanicë dhe Gazimestan po shënojnë festën që ata e quajnë Vidovdan, e cila përkon me 629 vjetorin e humbjes së Betejës së Kosovës.

Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha përgatitjet sa i përket planit të sigurisë.

-Advertisement-

Betejën e humbur të Kosovës, serbët e ardhur nga Serbia, por edhe nga vise të ndryshme të Kosovës, e shënojnë me ritet e tyre fetare të festës së Vidovdanit.

Festa e Vidovdanit, që për serbët do të thotë pasqyrim i popullit serb dhe dëshmi e asaj se kush çka ka qenë, sivjet shënon edhe 629-vjetorin e Betejës së Kosovës, ku ishte vrarë sulltan Murati i Turqisë, por nga e cila betejë Serbia kishte dalë e humbur nga ushtria turke./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera