Lajme

Serbët po e presin Rakiqin në barrikadën e Rudarës

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 28 December 2022

Në barrikadën e vendosur në Rudarë, serbët po presin ardhjen e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe të tjerëve që të kthehen nga takimi që kishin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raporton mediumi pro Qeverisë serbe “Kosovo Online”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim u raportua se serbëve të Kosovës iu ka kërkuar Vuçiqi që t’i largojnë barrikadat pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit serb Dejan Pantiq dhe lirimit të Nikolla Nedeljkoviq, i riu i arrestuar në Gazimestan.

Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat dhe ka shtuar se kanë marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.

-Advertisement-

Që 19 ditë barrikadat kanë bllokuar lirinë e lëvizës në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera