Lajme

Serbet në veri dalin masovikisht në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 17 October 2021

Në katër komunat veriore të cilat janë të banuara kryesisht me serbë numri i qytetarëve të cilët kanë hedhur votën është dukshëm më i madh se sa në jug të vendit.

Në Mitrovicën Veriore deri në ora 11.00 kanë hedhur votën e tyre 5.486 votues nga 17.721 sa janë gjithsej, shkruan Gazeta Infokus.

Në përqindje kjo komunë prinë me 30 për qind sa i përket daljes në votime deri në orën 11.00.

-Advertisement-

Edhe në Zveçan numri i qytetarëve që kanë dalë në vendvotime deri në orën 11.00 është i madh.

Atje nga 6.879 votues deri tani kanë votuar 2.024 apo 29 për qind.

Në Zubin Potok deri tani kanë votuar 926 qytetarë nga 6.443 votues sa janë në listën e votuesve, shkruan Gazeta Infokus.

Numër i madh i qytetarëve ia kanë mësyrë vendvotimeve edhe në Leposaviq.

Atje deri në orën 11.00 kanë votuar 1.899 qytetar nga 12.707 votues sa janë të regjistruar. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera