Lajme

Serbët mbyllin kafiteritë në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 20 September 2021

Pronarët serbë të kafiterive në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar të mbyllin kafiteritë mbrëmjen e së hënës, teksa ende nuk dihet arsyeja.

Siç raporton mediumi serb, Kossev, dikush iu ka thënë që të mbyllin objektet këtë pasdite, në kohën kur pakica serbe po proteston në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Protesta e tyre po bëhet për arsye të vendosjes së reciprocitetit të targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Mediumi tutje thotë se kafenetë dhe butikët janë mbyllur, derisa dyqanet ushqimore mbesin të hapura.

-Advertisement-

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për mediumin deklaruan se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye janë mbyllur objektet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera