Serbët mbështesin Radojçiqin: S’ka kthim prapa

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 27 November 2018
Qytetarët serbë kanë protestuar sot sërish para selisë së EULEX-it në veri të Mitrovicës, kundër taksave ndaj mallrave të Serbisë dhe ndërhyrjes së policisë në atë pjesë, me ç’rast u arrestuan katër qytetarë serbë, të dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe pankarta me mbishkrimet ‘Kemi të drejtë në bukë’, ‘Nuk kemi ilaçe’ dhe të ngjashme.
Protesta u ndoq nga një numër i madh i qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës, të cilëve fillimisht iu adresua ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili sot dha dorëheqjen së bashku me kryetarët e komunave të tjera serbe nga veriu i Kosovës.
Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka bërë publike para të tubuarve dorëheqjen e tij dhe homologëve nga tre komunat tjera veriore me shumicë serbe. Sipas tij, vendimin për dorëheqje e kanë marr për shkak të siç u shpreh, veprimeve të Prishtinës nga të cilat pamundësohet një jetë normale për popullin serb në Kosovë.
“Ne kryetarët kemi marr vendim, përkatësisht kemi dhënë dorëheqje, që do të thotë administrata e pushtetit lokal sipas sistemit të Prishtinës, në veri nuk ekziston më. Kjo jo për shkak që ne duam, por për shkak të veprimeve nga të cilat pamundësohet një jetë normale për popullin serb në Kosovë. Taksat e vendosura do të thotë që fëmijët tonë mos të kenë nesër kushte themelore për jetë, nuk do të kenë ushqim, bukë dhe ujë. Përveç taksave, tubimi ynë sot këtu ka të bëjë edhe me ndërhyrjen brutale të ROSU-së në veri”, ka thënë mes tjerash Rakiq.
Ai akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se po hesht para të gjitha këtyre, të cilët sipas tij po pamundësojnë jetën normale të serbëve të Kosovës, ndërsa ka përmendur aksionin e policisë speciale për arrestimin e serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duke thënë se Prishtina zyrtare ka dashur të vrasë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq.
“Vëlla jemi me ty”, tha Rakiq duke iu referuar të kërkuarit nga policia e Kosovës Milan Radoiçiq, njëri ndër të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviq më 15 janar të këtij viti para selisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Për më tepër, Rakiq paralajmëroi se serbët se do të vazhdojnë çdo ditë protestat deri në heqjen e taksave 100 për qind ndaj produkteve serbe.
“Do të qëndrojmë këtu dhe më tutje. Ju bëj thirrje qytetarëve të vijnë në një protestë nesër në orën 12.00 në të njëjtin vend. Nga këtu nuk ka kthim,”, porositi tha ai.
Ndërkaq, drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, të pranishmit i ka quajtur simbol të rezistencës, luftës për liri dhe qëndresës në të vetmin shtet, atë të Serbisë.
“Unë nuk do të jap dorëheqje, sepse unë jam institucion serb dhe shëndetësia është në kuadër të sistemit shëndetësor të shtetit të Serbisë. Kështu duhet dhe kështu do të mbetet… Të gjithë ju këtu jeni simbol i rezistencës, luftës për liri dhe simbol i qëndrimit tonë në të vetmin shtet, atë të Serbisë”, theksoi Ivanoviq.
Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...