Lajme

Serbët bllokojnë rrugën për shqiptarët, ndalojnë hyrjen e tyre në Serbi në shenjë proteste

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 05 February 2024

Mediat serbe shkruajnë se sot serbët do bllokojnë rrugët për veturat me shoferë shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Serbi.

Sipas tyre, bllokimi i veturave do bëhet nga ora 12:00 deri në 15:00, pra për tre orë, në shenjë kundërshtimi të “terrorit” që qeveria e Kurtit po u bën serbëve.

Në bllokim përfshihen të gjitha automjetet “të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”, njofton Asosacioni.

-Advertisement-

“Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë për tre orë derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë e Metohi. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në njoftim.

Asociacioni pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”, shkruan Euronews Serbia.

Ata i kërkojnë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë së Serbisë që “urgjentisht t’u dërgojnë një letër të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare, për të ndalur urgjentisht terrorin dhe arrestimin e serbëve të pafajshëm”, duke përmendur Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244.

E në listën e kërkesave ishte që të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre, “të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera