Senatorja amerikane Shaheen takohet me Kurtin e Vuçiqin: Radoiçiqi duhet të arrestohet për Banjskën
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 18 February 2024
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për të arrestuar Milan Radoiçiqin, kryeterroristin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
“Ata duhet të arrestojnë Radoiçiqin dhe ta fusin në burg”, ka thënë Shaheen gjatë konferencës së Sigurisë që u mbajt në Munih.
I sanksionuari i ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për agresionin serb ndaj Kosovës, për çka senatorja Shaheen tha se i njëjti duhet të mbahet përgjegjës për vrasjet, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
“Kam pasur rastin të takohem me presidentin Vuçiq sot në mëngjes, jam takuar me kryeministrin Kurti dje dhe një nga gjërat që mendoj se duhet të ndodhë është që duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta fusin në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator, ka pranuar vrasjet dhe tani duhet të mbahet përgjegjës për këtë, dhe Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...