Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 04 December 2024
Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.
Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i shëndetësisë në këtë provincë, Apollinaire Yumba.
Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se 67 deri në 143 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.
“Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet të shkojnë në rajon për të marrë mostra dhe për të identifikuar problemin”, shtoi ai.
Zoti Yumba këshilloi popullatën të tregohet e kujdesshme dhe të përmbahet nga kontakti me trupat e të vdekurve. Ai u bëri thirrje partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të dërgojnë furnizime mjekësore për t’u marrë me krizën shëndetësore.
Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Kongo tashmë po vuan nga pasojat e epidemisë e lijës së majmunit, që dyshohet se ka prekur mbi 47,000 njerëz dhe ka shaktuar vdekjen mbi 1,000 vdekje në këtë vend të Afrikës Qendrore.
OBSH-ja është në dijeni të sëmundjes së paidentifikuar dhe ka një ekip në terren që po punon me shërbimet lokale shëndetësore për të mbledhur mostra, sipas një punonjësi të organizatës i cili foli në kushte anonimiteti./ VOA
Të tjera
-
LDK-ja publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë të kësaj partie
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetët....
-
“Po kthehet në shtëpinë e babes”-Emocionon Ferat Shala pasi flet për hyrjen e djalit të Jakup Krasniqit në PDK
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte deputeti i PDK-së,...
-
“Ka mjaft dëshmi që e bëjnë përgjegjëse Serbinë”, thotë Osmani në Bruksel për sụlmet në Kosovë
(Radio Evropa e Lirë) – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor...
-
Mendimi për motin: Ftohtë e me shi të enjten, viseve malore borë
Mendimi për motin – 4.12.2024 Mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me shi ...
-
Administrohen provat materiale në gjykimin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”
Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është bërë admin...
-
Rutte e falënderon Malin e Zi për promovim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka falënderuar Malin e Zi për ...
-
Reagon Thaçi pasi trupi gjykues lexoi deklarata të tij dhe të Selimit ku supozohej që përgjegjës për komunikatat e UÇK-së ishte Bashota
Kur Sokol Bashota u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit,...
-
New York, vritet me ạrmë në qendër të Manhatan CEO i kompanisë së madhe të Sigurimeve
Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të...
-
Ramosaj njofton për punimet në rrugën që lidhë Deçanin me Gjakovën
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj para pak minutave në rrjetin s...
-
Durmishi: Javën tjetër pritet fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hyse...
-
Gjykatësi i Speciales largohet për arsye profesionale, shefi i EULEX-it e emëron një tjetër
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, që është edhe Autoritet Emërues në...
-
Ekskluzive: ‘Giga i Vogël’ i Prizrenit u kap me granatë dore në xhep në kafeterinë ‘Best Caffe’
Policia në Prizren është alarmuar sot pasdite pas denoncimit të një rasti në ...